Kriza energjetike e shkaktuar nga lufta në Iran më e rënda… Çfarë po paralajmëron kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë
Kriza globale e energjisë e shkaktuar nga lufta në Iran është e barasvlershme me ndikimin e kombinuar të dy goditjeve të mëdha të naftës në vitet 1970 dhe pasojave të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ka paralajmëruar kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë. Fatih Birol, drejtori ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), tha se pasojat në rritje mund të përkeqësohen ndjeshëm për shkak të ndërprerjeve në “arteriet jetike të ekonomisë globale”, përfshirë petrokimikatet, plehrat kimike, squfurin dhe heliumin. Duke folur në ‘National Press Club of Australia’ në Canberra të hënën, Birol u shpreh se thellësia e problemeve në tregjet e energjisë, të shkaktuara nga bombardimet amerikane dhe izraelite në Iran, si dhe mbyllja e ngushticës strategjike të Hormuzit nuk ishte kuptuar fillimisht siç duhet...
Burimi:
syri.net