Kriza e emigracionit në Ceuta/ Spanja gati transferimin e vajzave të mitura drejt Evropës
Sipas Ministrisë spanjolle për të Rinjtë dhe Fëmijët, po punohet për transferimin urgjent në Spanjën kontinentale të 500 vajzave emigrante që mbërritën në Ceuta gjatë fluksit masiv të emigrantëve midis 30 dhe 31 korrikut. Burime në ministri shpjegojnë se “ky plan përfshin dekretin-ligj mbretëror që parashikon pritje të detyrueshme, të bazuar në solidaritet, nga të gjitha komunitetet autonome, ose vendosje familjare, si dhe mekanizma të tjerë për të përshpejtuar pritjen”. Ndër opsionet që po merren në konsideratë është një rrugë që do t’u lejonte organizatave të mbrojtjes së fëmijëve të menaxhonin pritjen dhe kujdesin e rasteve më vulnerabël, përfshirë vajzat, në mjedise të përshtatura në kontinent, pa pasur nevojë të transferojnë kujdestarinë te komunitetet autonome. Disa komunitete autonome kanë thënë tashmë se nuk do të...
Burimi:
ntv.al