Kreu i OBSH: Të ketë armëpushim në Kongo për të frenuar epideminë e Ebolës

Kreu i OBSH: Të ketë armëpushim në Kongo për të frenuar epideminë e Ebolës

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, bëri thirrje sot për një armëpushim në lindje të Republikës Demokratike të Kongos për të frenuar epideminë e Ebolës, duke paralajmëruar se konfliktet po shkaktojnë zhvendosje masive të popullsisë dhe përhapjen e sëmundjes në kampet e mbipopulluara. Lloji Bundibugyo i Ebolës, për të cilin nuk ka vaksinë ose trajtim të miratuar, u shpall emergjencë ndërkombëtare nga OBSH-ja në fillim të këtij muaji, ndërsa numri i rasteve vazhdon të rritet, raporton Reuters. “Pjesa lindore e Republikës Demokratike të Kongos po përballet tani me një përplasje katastrofike sëmundjesh dhe konfliktesh, me epideminë e Ebolës në provincën Ituri që përparon më shpejt se reagimi “, tha Tedros, i cili do të udhëtojë në rajon këtë javë....