Kostoja e luftërave të Izraelit që nga 7 tetori i afrohet 205 miliardë dollarëve

Kostoja e luftërave të Izraelit që nga 7 tetori i afrohet 205 miliardë dollarëve

Kostoja e luftërave të Izraelit në Gaza, Liban, Siri dhe Iran që nga 7 tetori 2023 ka arritur në gati 205 miliardë dollarë, raportuan mediat izraelite. Shifra u përfshi në një raport në Zman Yisrael, shërbimin në gjuhën hebraike të The Times of Israel, i cili vlerësoi efektin ekonomik të konflikteve në financat publike, humbjet e prodhimit dhe mbështetjen ushtarake amerikane, shkruan TrtWorld, përcjell Telegrafi. Duke cituar të dhënat e Bankës së Izraelit, raporti tha se kostoja e luftërave për qeverinë ka tejkaluar 118 miliardë dollarë. Shpenzimet e mbrojtjes përbënin rreth 71.2 miliardë dollarë nga totali, ndërsa pagesat e kompensimit arritën në 9.6 miliardë dollarë, shpenzimet e ndryshme civile arritën në 16.7 miliardë dollarë, dhe kostot e interesit të lidhura me borxhin më të lartë publik...