Zubin Potok/ Mbetjet mortore në Kalludër rezultojnë njerëzore, vijon puna për identifikimin e tyre

Zubin Potok/ Mbetjet mortore në Kalludër rezultojnë njerëzore, vijon puna për identifikimin e tyre

Mbetjet mortore të gjetura në zonën e Kalludrës, në Zubin Potok, u konfirmuan si njerëzore nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Kosovë. Ky zbulim i bërë gjatë gërmimeve sjell një zhvillim të ri në procesin e ekzaminimit të mbetjeve mortore të gjetura në këtë zonë dhe, sipas Ditor Halitit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, mbetjet i përkasin njerëzve. “Për momentin e kemi siguruar vendin e ngjarjes dhe, për shkak të kompleksitetit të vendit të ngjarjes, siç po e shihni, është terren malor dhe qasja është pak më komplekse. E kemi vendosur që tash të fokusohemi në përgatitje sa më të mirë të qasjes në terren, në mënyrë që ta realizojmë gërmimin pastaj në mënyrë sa më profesionale”, tha Ditor Haliti, përfaqësues i Institutit të Mjekësisë...