Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Kurti fton opozitën, PDK e LDK: Të presim vendimin e Kushtetueses
Kryeministri Albin Kurti ftoi kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku në një takim për javën e ardhshme për të biseduar për çështjen e presidentit të ri. Mirëpo, të dy liderët opozitarë refuzuan të takohen para se Gjykata Kushtetuese të vendosë në lidhje me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për të shpërndarë Parlamentin. Pas një aktiviteti në Qendrën Klinike Universitare të premten, Kurti kërkoi marrëveshje për presidentin për të shmangur zgjedhjet. Kryeministri Albin Kurti tha: “Nuk është as e drejtë, as e dobishme të kemi zgjedhje të përsëritura, prandaj është e domosdoshme që të kemi marrëveshje me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit”. Kurti deklaroi se vendi ka nevojë për një vendim të shpejtë të Kushtetueses dhe që Kuvendi të rifillojë...
Burimi:
javanews.al