Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, kalon në paranoja nga aleanca ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë. Duke folur në një event për sulmet e NATO-s që ndaluan spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë, ai pretendon se nuk ka marrë përgjigje zyrtare për arsyen e bashkëpunimit. “Aleanca u formua në mënyrë që në rast të një konflikti midis Europës dhe Federatës Ruse, ata të mund të kontrollonin, në një kuptim më të gjerë, Republikën e Serbisë dhe të kryenin një sulm ndaj vendit tonë. Ne e kuptuam këtë mesazh dhe zhvilluam doktrinën e ushtrisë sonë. Ne nuk duam të sulmojmë askënd, as kroatët dhe as shqiptarët, por ne do ta mbrojmë vendin tonë”, tha Presidenti i Serbisë. Vuçiç solli në vëmendje edhe njëherë pretendimin se i kishin...