Vjosa Osmani: Kurrë nuk kam bërë pazare në dëm të Kosovës, në Kuvend kam më shumë se 80 vota për Presidente
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për ”Çim Peka LIVE” ka folur për angazhimin e saj në marrëdhëniet ndërkombëtare, takimet me presidentin e Amerikës, Donald Trump, ftesën për Samitin e NATO-s dhe pjesëmarrjen në Bordin e Paqes. Ajo tha se gjatë gjithë karrierës së saj politike nuk ka bërë dhe nuk do të bëjë pazare që dëmtojnë interesin e Kosovës. ”Ka ndodhur e kundërta. Aleatët tanë e dinë shumë mirë se janë takuar dhe kanë biseduar me mua si presidente”, tha ajo. Presidentja vuri në dukje se nuk ka pranuar kurrë të minojë sovranitetin, integritetin territorial apo kushtetutshmërinë e Kosovës. Ajo kujtoi se në Kosovë presidentët tradicionalisht kanë qenë më të angazhuar në politikën e jashtme sesa kryeministrat. ”Jo vetëm për këto 5...
Burimi:
kohajone.com