Të shtëna me armë në Podujevë, plagosen 4 persona

Të shtëna me armë në Podujevë, plagosen 4 persona

Katër persona janë plagosur në Podujevë pas të shtënave me armë zjarri, thanë nga Policia e Kosovës. Autoritetet shëndetësore thanë se ata kanë plagë të rënda, por shtuan se gjendja e tyre është stabile. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, i tha Radios Evropa e Lirë se të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor. Të shtënat u raportuan në orën 13:30 të së enjtes. “Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se katër persona janë plagosur dhe të njëjtit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha ai. Drejtori i Klinikës së Emergjencës në QKUK, Naser Syla, gjendja e tyre “është stabile për momentin”. Syla i tha Radios Evropa e Lirë...