Shembet rruga “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë, disa zona mbesin pa energji elektrike dhe ujë
Kosova E Diel, 29 Mars 2026 18:58 Rruga “Don Shtjefën Kurti” në kryeqytet është shembur si pasojë e një rrëshqitjeje të dheut të dielën. Si pasojë, janë shkaktuar ndërprerje të menjëhershme të qarkullimit në këtë segment. Sipas njoftimit të publikuar në Facebook nga faqja e komunës, në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Inspekcionit, KEDS-it, Ujësjellësit dhe Policisë, të cilat kanë ndërmarrë masat e nevojshme për sigurimin e zonës dhe shmangien e rrezikut për qytetarët. Zona është rrethuar dhe rruga mbetet e pakalueshme për automjete dhe këmbësorë, ndërsa qytetarëve u është bërë thirrje që të shmangin këtë segment dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve në terren. “Rruga është e bllokuar për qarkullim. Lusim qytetarët që të shmangin këtë...
Burimi:
kohajone.com