Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar rikthimin në jetën aktive politike pas përfundimit të mandatit më 4 prill, duke ngritur dilema për të drejtat që i takojnë pas largimit nga posti më i lartë shtetëror. Sipas profesorit të çështjeve juridike Mazllum Baraliu, ligji për presidentin parasheh një sërë beneficionesh për ish-kreun e shtetit. Ndër më kryesoret janë pagesa e përhershme në vlerë prej 70 për qind të pagës aktuale, pasaporta diplomatike, staf mbështetës, zyrë dhe privilegje të tjera protokollare, përfshirë edhe referimin si “president”. Për pesë vitet e para pas mandatit, këto beneficione përfshijnë edhe mbështetje institucionale më të gjerë, si staf dhe shpenzime për aktivitete publike. Megjithatë, sipas Baraliut, ligji nuk jep një përgjigje të prerë në rast se një ish-presidente rikthehet aktivisht...
Burimi:
javanews.al