Politico, ‘shuplakë’ Albin Kurtit: Është një populist që e ka izoluar Kosovën!

Politico, ‘shuplakë’ Albin Kurtit: Është një populist që e ka izoluar Kosovën!

Pas gati një viti paralize politike, Kosova u rikthehet sot kutive të votimit, në një proces që mund të përcaktojë përparim në rrugën e bllokuar drejt Bashkimit Evropian. Zgjedhjet e shkurtit nxorën një fitues të qartë, Lëvizjen Vetëvendosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, e cila mori 42 për qind të votave. Megjithatë, ajo nuk arriti të sigurojë shumicë absolute dhe më pas dështoi të formojë koalicion me ndonjë parti tjetër. “Partia e Kurtit e ka futur Kosovën në një izolim edhe më të thellë, pasi qasja e saj populiste e majtë dhe përpjekjet për të afirmuar sovranitetin e Kosovës në veriun me shumicë serbe kanë tensionuar marrëdhëniet si me SHBA-në ashtu edhe me BE-në, duke sjellë masa ndëshkuese”, shkruan edicioni evropian i revistës amerikane...