Nga kritikat ndaj SHBA-së te elozhet për Trumpin: Transformimi i Vuçiçit në një servil të rafinuar
Aleksandar Vuçiq po e luan sërish një nga rolet e tij më të njohura, politikanin që përshtat gjuhën sipas fuqisë që i duhet në moment. Këtë herë, objekti i kujdesit është Donald Trump, jo si simbol i Amerikës, por si instrument i një stili politik që Vuçiq e kupton mirë, transaksional, i fokusuar te “fitimi”, alergjik ndaj moralizimit dhe i prirë të anashkalojë burokracitë tradicionale.Në opinionin e tij për Fox News, Vuçiq nuk shkon te fjalori klasik perëndimor i “vlerave” (reforma, demokraci, sundim i ligjit). Ai shkoi te fjalori që i pëlqen Trumpit, përfitimi i prekshëm. Serbia, tha ai, i ofron SHBA-së “thellësi strategjike”, “stabilitet politik” dhe një qeveri “të orientuar drejt zbatimit, e jo ideologjisë”. Mesazhi është i thjeshtë: na përdorni, sepse jemi nyje...
Burimi:
ntv.al