Në Kosovë gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të një personi të zhdukur në luftë

Në Kosovë gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të një personi të zhdukur në luftë

Autoritetet kosovare kanë gjetur të premten mbetje mortore të njeriut, që dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë më 1998-1999, gjatë gërmimeve në një lokacion në Rahovec. Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur tha se gjatë gërmimeve kërkimore në Përzhina të Rahovecit të premten pasditen janë gjetur dhe zhvarrosur mbetje mortore që i përkasin një individi. Kjo është dita e tretë me radhë e gërmimeve të vazhdueshme në këtë zonë, rreth 60 kilometra larg kryeqytetit Prishtinë. Gjatë gërmimeve të vazhdueshme këto tri ditë, autoritetet kanë gjetur në përgjithësi mbetje mortore të dy personave, si dhe dy pjesë kockore, tha komisioni në Facebook. Ato janë dërguar për ekzaminim. “Mbetjet mortore të zhvarrosura, të cilat potencialisht iu përkasin viktimave të luftës që janë...