LVV siguron 65 vota në Kuvend

LVV siguron 65 vota në Kuvend

Kosova E Hënë, 2 Shkurt 2026 20:01 Grupi parlamentar Multietnik ka rikonfirmuar mbështetjen për Lëvizjen Vetëvendosje dhe qeverinë Kurti 3. Ky grup do të jetë në përbërje të 8 deputetëve, dy nga komuniteti turk, dy nga ai boshnjak, dhe nga një nga komunitetet egjiptian, ashkali dhe serb. Ergul Mazrek dhe Fatma Taçi nga KDTP, Emilja Rexhepi dhe Rasim Demiri nga NDS e VAKAT, Elbert Krasniqi nga IRDK, Artan Asllani nga PSA, Nenad Rashiq nga SPO dhe Erxhan Galushi nga LPRK do të renditen krah partisë më të madhe. Kryetari i IRDK, njëherazi ministër në detyrë, Elbert Krasniqi tha se votat e tyre do të jenë për Albin Kurtin. Përpos 57 deputetëve të saj, LVV e llogarit edhe 8 deputetët e komuniteteve duke siguruar kështu të...