Kushtetuesja e Kosovës: Zgjedhja e Rashiçit si nënkryetar i Kuvendit ishte antikushtetuese

Kushtetuesja e Kosovës: Zgjedhja e Rashiçit si nënkryetar i Kuvendit ishte antikushtetuese

Kosova E Mërkurë, 28 Janar 2026 16:08 Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi se zgjedhja e Nenad Rashiçit në postin e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb në legjislaturën e kaluar, nuk ishte në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit. Në njoftimin për aktgjykimin, Gjykata tha më 28 janar se ky “në rrethanat e rastit konkret nuk ka efekt prapaveprues”. Çështja e nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës Më 16 tetor 2025, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit iu drejtua Kushtetueses me ankesë lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke pretenduar se janë shkelur Kushtetuta, Rregullorja e punës së Kuvendit, si dhe një aktgjykim i mëparshëm...