Kryetari i Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati: Flamuri dhe emblema e UÇK-së nuk duhet të përdoren në protesta apo fushata politike
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, deklaroi se mungesa e Ligjit për Vlerat e Luftës po krijon hapësirë që kushdo të flasë në emër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa përsëriti se flamuri dhe emblema e UÇK-së nuk duhet të përdoren në protesta apo fushata politike në Kosovë e as në Shqipëri. Gucati në një konferencë për media, u përball me pyetje të gazetarëve lidhur me deklaratat e zyrtarëve në Shqipëri për ish-pjesëtarët e UÇK-së, përdorimin e flamurit të UÇK-së në protesta dhe mungesën e reagimeve të OVL-UÇK-së. Lidhur me përdorimin e flamurit të UÇK-së në protesta dhe aktivitete politike, Gucati tha se vazhdimisht ka kërkuar që ai të mos përdoret. Ai theksoi se qytetarët e Kosovës nuk duhet të...
Burimi:
kohajone.com