Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në fshatin Majac të Podujevës, ku një 45-vjeçar nga Obiliqi, i identifikuar si Iliaz Brahimi dyshohet se është vrarë nga një 31-vjeçare. Paraprakisht raportohet se çifti ishin prej kohësh në një lidhje së bashku dhe së fundmi kanë pasur probleme në marrëdhënie e cila ishte drejt ndarjes. Mediat vendase raportojnë se Ardita Gashi, 31 vjeç dyshohet se ka ftuar 45-vjeçarin Ilaz Brahim në banesën e saj, ku më pas ka qëlluar disa herë me armë zjarri drejt tij duke e lënë të vdekur në vend. Pasi ka dëgjuar të shtënat me armë, në vendngjarje mësohet se ka mbërritur dhe një familjare e autores së dyshuar, konkretisht thuhet se është gruaja e xhaxhait, Miradije Gashi. Gashi...
Burimi:
vizionplus.tv