Kosova në prag të një krize të re: presidenti mes konsensusit dhe papërgjegjshmërisë politike

Kosova në prag të një krize të re: presidenti mes konsensusit dhe papërgjegjshmërisë politike

Kosova po hyn në një nga momentet më delikate të ciklit të saj institucional. Dy ditë para skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentes apo presidentit të ri, mungesa e marrëveshjes politike rrezikon të prodhojë një efekt domino: shpërndarjen automatike të Kuvendit dhe zgjedhje të reja parlamentare. Në një vend që tashmë ka kaluar disa cikle të shpeshta zgjedhore, kjo nuk është vetëm çështje procedurale, por test i pjekurisë politike dhe i stabilitetit shtetëror. Kjo tregon se Kosova ka një klasë politike që nuk mendon për stabilitetin e shtetit të ri kosovar, por për interesa politike personale, duke e futur popullin drejt zgjedhjeve të reja, pas një mori krizash të forta që kaloi shteti dhe populli gjatë vitit të kaluar. Kjo do të ngadalsojë...