Kosova heton edhe një lokacion tjetër për varrezë masive

Kosova heton edhe një lokacion tjetër për varrezë masive

Prokuroria Speciale e Kosovës tha se po kryhen hetime për një lokacion të tretë për varrezë masive, teksa në dy lokacione në Zubin Potok autoritetet kanë konfirmuar gjetjen e mbetjeve mortore, që dyshohet se u përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë. Sipas një njoftimi, gjatë hetimeve janë kontrolluar disa lokacione. Në fshatin Jabukë të Zubin Potokut “janë gjetur mbetje”, të cilat, sipas Prokurorisë, do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe analizave të ADN-së për identifikim, ndërsa gërmimet në fshatin Kalludër e Vogël po vazhdojnë. “Aktualisht, hetimet po vazhdojnë në një lokacion të tretë”, tha Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila shtoi se hetimet për krimeve të luftës në Zubin Potok, po vazhdojnë në mënyrë intensive. Gërmimet për një varrezë të dyshuar masive në Kalludër...