Kosova ende pa hapa diplomatikë për rikthimin e Dialogut Strategjik me SHBA-në

Kosova ende pa hapa diplomatikë për rikthimin e Dialogut Strategjik me SHBA-në

Serbia të premten u ul në tryezën e Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një mekanizëm i rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, ndërsa Kosova vazhdon ta ketë të ngrirë këtë proces me aleatin e saj kryesor. Në ditën kur Serbia nisi bisedimet strategjike me Uashingtonin, Departamenti Amerikan i Shtetit përsëriti se dialogu me Kosovën nuk do të rikthehet pa u krijuar kushtet e duhura. Media kësaj jave ka kërkuar një përgjigje nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës lidhur me atë nëse janë ndërmarrë hapa diplomatikë për rikthimin e këtij dialogu dhe, nëse po, cilat janë këto hapa. Megjithatë, deri në publikimin e këtij artikulli, institucionet nuk kanë kthyer përgjigje ndaj pyetjeve të dërguara. Nga Departamenti Amerikan...