Komisionarja Kos shtyn vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit

Komisionarja Kos shtyn vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit

Komisonarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, e ka shtyrë vizitën e saj të planifikuar në Kosovë, kanë konfirmuar zyrtarët e Komisionit Evropian, dhe si arsye janë përmendur zhvillimet e fundit politike në vend. “Gjatë një bisede telefonike me kryeministrin Albin Kurti, komisionarja Kos i tha atij se do ta shtynte udhëtimin e saj të planifikuar në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit politike”, ka bërë të ditur zyra për media e Komisionit. Sipas saj, Kos synon të udhëtojë në Prishtinë “në momentin e parë të mundshëm”. Vizita e zyrtares evropiane ishte bërë e ditur javën e kaluar. Jozyrtarisht dihej se ajo do ta vizitonte Kosovën më 12 mars, dhe kjo do të ishte vizita e saj e parë në Kosovë në cilësinë...