Hamza voton dhe fton qytetarët: Të vendosim së bashku për katër vitet e ardhshme

Hamza voton dhe fton qytetarët: Të vendosim së bashku për katër vitet e ardhshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka ushtruar të drejtën e votës dhe më pas iu është drejtuar qytetarëve me një thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë në procesin zgjedhor. Pas votimit, Hamza theksoi rëndësinë e kësaj dite për të ardhmen e vendit, duke u bërë thirrje qytetarëve që të shprehin lirshëm vullnetin e tyre dhe të kontribuojnë në përcaktimin e drejtimit të Kosovës për katër vitet e ardhshme, shkruan A2 CNN. “I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të votojnë sipas vullnetit të tyre dhe besoj që do të jetë një ditë e mirë,” u shpreh Hamza, duke shtuar se pret një rezultat pozitiv dhe se procesi deri tani po zhvillohet pa probleme. I pyetur nëse ka informacione për parregullsi...