Emigranti nga Kosova keqtrajtohet në Serbi, i merren mbi 2 mijë euro për shkak të fotove me UÇK
Një mërgimtar nga Kosova, i cili jeton dhe punon në Gjermani, ka denoncuar publikisht një rast keqtrajtimi nga autoritetet serbe gjatë një udhëtimi tranzit nëpër Serbi. Rilind Krasniqi ka bërë të ditur se është ndaluar dhe bastisur për rreth një orë nga autoritetet serbe, të cilët i kanë kontrolluar pajisjet personale dhe i kanë konfiskuar sende të ndryshme, përfshirë edhe shumën prej 2,500 euro. Në një postim në rrjetet sociale, Krasniqi thekson se bastisja lidhej drejtpërdrejt me fotografi që ai kishte në telefon dhe në profilin e tij në Facebook. Mes tyre ishin imazhe të babait të tij, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe figura të njohura të luftës për liri, përfshirë Adem Jasharin, Vesel Arucin dhe Mujë Krasniqin. “Ata më bastisën për...
Burimi:
javanews.al