Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Eksperti: Kurti mundi opozitën, Vuçiçin dhe Ramën, rivalin e tij më të madh
Analisti Marlind Laçi tha se Albin Kurti arriti të fitojë kundër opozitës zyrtare në Kosovë, por edhe kundër Beogradit, një pjesë të Shkupit dhe kundër Tiranës. Për të ai mundi Aleksandër Vuçiç, një pjesë të Shkupit me Ali Ahmetin dhe nga ana tjetër mundi edhe rivalin e tij më të madh, kryeministrin Edi Rama. ”Kosova kaloi një ngërç tepër të rrezikshëm sepse është përpara Asociacionit të Komunave Serbe në Republikën e Kosovës, që në gjykimin tim në qoftë se ai plan firmoset ashtu siç është, apo dokumentacion firmoset ashtu siç është bruto, atëherë kemi të bëjmë me krijimin e një Republike Srpska të dytë në Kosovë. Në rastin tjetër, në qoftë se modeli që ka ofruar Kurti për asociacionin e komunave serbe, por pa efekt...