Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Dialogu me Serbinë dhe reformat/ BE: Presim me padurim formimin e qeverisë së re në Kosovë
Bashkimi Evropian pret formimin e shpejtë të qeverisë së re në Kosovë dhe zbatimin e reformave. Në një deklaratë të përbashkët përfaqësuesja e Lartë i BE-së Kaja Kallas dhe Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos, theksuan rëndësinë e formimit të shpejtë të Kuvendit dhe qeverisë së re në Kosovë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ku fitoi partia e kryeministrit Albin Kurti. “Pas ngërçit politik pas zgjedhjeve të shkurtit 2025, ne presim me padurim formimin e shpejtë të Kuvendit dhe Qeverisë së re dhe vazhdimin e angazhimit tonë me autoritetet. Qeveria e re duhet të dyfishojë përpjekjet e saj për reformat shumë të nevojshme që lidhen me BE-në”, thuhet në deklaratë. Bashkimi Evropian vlerësoi pjesëmarrjen aktive të të gjitha komuniteteve dhe partive politike në zgjedhje dhe njoftoi...