Dhunoi të moshuarën në azil, dënohet me 2 vjet e 3 muaj burg infermierja
Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur fajtore Aurona Pelajn, ish-infermiere në një qendër kujdesi për të moshuarit, duke e dënuar me 2 vjet e 3 muaj burg për dhunën e ushtruar ndaj një gruaje të moshuar në vitin 2022. Sipas vendimit të gjykatës, Pelaj u dënua për sulmin ndaj një të moshuare të diagnostikuar me Alzheimer, e cila ndodhej nën përkujdesjen e institucionit ku ajo punonte. Gjyqtari Alan Taranis bëri të ditur se e pandehura, duke shfrytëzuar pozitën e saj si infermiere dhe duke qenë e vetëdijshme për gjendjen e pambrojtur të viktimës, e kapi gruan nga të dyja duart, i kufizoi mundësinë për t’u mbrojtur, e mbështeti pas murit dhe e goditi disa herë me shuplaka në fytyrë. Gjykata vendosi që në dënimin prej...
Burimi:
vizionplus.tv