Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Dalin exit poll-et e para për zgjedhjet në Kosovë/ Kryeson Kurti me 49 deputetë, PDK e dyta me 27 deputetë, LDK e treta
Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjeve parakohshme parlamentare të Kosovës. Në daljen e exit poll-eve të para, ai që kryeson është Albin Kurti me Vetëvendosjen me 44.1% që përkthehet në 49 deputetë. Në vendin e dytë është PDK me 23.9% që përkthehet në 27 deputetë ndërsa e treta është LDK-ja me 16.1% që do të thotë 18 deputetë. Exit Poll-i i parë LVV 44.1%- 49 deputetë PDK 23.9%- 27 deputetë LDK 16.1%- 18 deputetë AAK 5.8%- 6 deputetë Nisma 1.1%- 0 deputetë Të tjera 9%- 20 deputetë Exit poll-i i dytë LVV 43.5% PDK 23.6% LDK 15.9% AAK 7.2% Të tjera 9.8% Exit poll-i i tretë LVV 45.7% PDK 22.0% LDK 15.6% AAK 5.3% Nisma 1.7%