Bahamasi njohu shtetin e Kosovës, reagon presidenti Begaj: Një kontribut për paqen! Albin Kurti: Vendit i shtohen miqësi të reja

Bahamasi njohu shtetin e Kosovës, reagon presidenti Begaj: Një kontribut për paqen! Albin Kurti: Vendit i shtohen miqësi të reja

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në X, për njohjen e shtetit të Kososvës nga ana e Bahamasit.  Begaj shprehu mirënjohjen për këtë shtet, duke shtuar se është një kontribut për paqen, stabilitetin dhe forcimin e rendit ndërkombëtar në rajonin tonë.  Statusi i Begaj:  Shpreh mirënjohjen time të sinqertë ndaj Bahamasit për njohjen e Kosovës, një kontribut domethënës për paqen, stabilitetin dhe forcimin e rendit ndërkombëtar në rajonin tonë.  Njohja nga Bahamasi, reagon Kurti: Kosovës po i shtohen miqësi të reja  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” lidhur me njohjen e Kosovës nga Bahamasi. Kurti shkruan se viti 2025 ishte viti i njohjeve të reja dhe se deri më tani 4 shtete e kanë njohur Kosovën gjatë këtij viti.  Sipas tij Kosovës po i shtohen miqësitë e reja dhe mundësitë e bashkëpunimit.  “Viti 2024 ishte viti...