Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Bahamas njeh shtetin e Kosovës, Osmani: Vendim historik! Begaj: Vendim që forcon rendin ndërkombëtar
Bahamas, vend në Karaibe, ka njohur pavarësinë e Kosovës këtë të premte. Lajmi është bërë i ditur nga presidentja Vjosa Osmani, e cila në një njoftim në Facebook, shkruan se marrëveshja për njohjen e Kosovës nga Bahamas u arrit në kryeqytetin e Bahamas, Nasau. “Edhe një vendim historik për vendin tonë”, shkroi Osmani. Pas kësaj, ka reaguar edhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj. “Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Bahamas për njohjen e Kosovës, një kontribut domethënës për paqen, stabilitetin dhe forcimin e rendit ndërkombëtar në rajonin tonë”, shkruan Begaj në rrjetin social “X”. Bahamas është bërë tani shteti i 121-të që e njeh Kosovën, një vendim që pritet ta zemërojë Serbinë, e cila e lufton vazhdimisht pavarësinë e fqinjit të vet. Marrëveshja për njohjen...