Kosova zgjedhje për herë të dytë brenda vitit, ekspertja gjermane: Nuk përjashtohet një bllokim i ri

Kosova zgjedhje për herë të dytë brenda vitit, ekspertja gjermane: Nuk përjashtohet një bllokim i ri

ekspertja gjermane GJERMANI- DW: Për herë të dytë brenda një viti kemi zgjedhje të reja në Kosovë. Mendoni, se këto votime do të sjellin zhbllokimin e situatës në vend? Gjatë fushatës partitë e tjera sërish shprehen, se nuk do të hyjnë në koalicion me partinë "Vetëvendosje" të Albin Kurtit... Frauke Seebass: Gjithçka do të varet nga rezultati i zgjedhjeve. Vetëvendosje shpreson për një shumicë kaq të madhe sa të mund të qeverisë e vetme ose "vetëm" me mbështetjen e pakicave, të cilave Kushtetuta u garanton një numër të caktuar vendesh. Kjo taktikë dështoi pas zgjedhjeve në shkurt. VV mund të përpiqet në rast të një rezultati zgjedhor të ngushtë, të bindë politikanë individualë nga partitë e tjera që të mbështesin koalicionin. Aleanca me PSHDK-në e vogël...