Kosova në NATO, mediat greke: Kongresmentët amerikanë thirrje Athinës për mbështetje

Kosova në NATO, mediat greke: Kongresmentët amerikanë thirrje Athinës për mbështetje

Rezoluta e paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikanë nga ligjvënësit Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler në mbështetje të bashkimit të Kosovës me NATO-n, ka tërhequr vëmendjen e mediave greke, të cilat evidentojnë sidomos faktin që dokumenti i bën thirrje katër vendeve anëtare që nuk e njohin Kosovën të rishikojnë pozicionin e tyre. Vendet në fjalë janë Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja. Argument ii paraqitur nga kongresmentët në fjalë është se njohja më e gjerë e Kosovës është thelbësore për të hapur rrugën e saj drejt integrimit në aleancën ushtarake. Sipas tekstin, mungesa e njohjes nga një numër i vogël aleatësh të NATO-s vazhdon të kufizojë përparimin e Kosovës, pavarësisht orientimit të saj strategjik me vendet e NATO-s dhe angazhimit të saj...