Konflikti SHBA-Iran: Bisedimet pritet të vazhdojnë

Konflikti SHBA-Iran: Bisedimet pritet të vazhdojnë

Konflikti mes SHBA-së dhe Iranit u përshkallëzua së fundmi sërish përmes sulmeve të ndërsjella. Pas sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj objektivave në bregdetin jugor të Iranit, Garda Revolucionare iraniane hodhi raketa dhe dronë ndaj bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrein. Garda Revolucionare iraniane njoftoi se marina dhe forcat ajrore, në një operacion me raketa dhe dronë, kanë shkatërruar tetë objekte infrastrukturore të ushtrisë amerikane. Bëhet fjalë për objektiva në bazën ajrore amerikane Ali Al‑Salem në Kuvajt dhe në flotën e 5-të të marinës amerikane në Mina Salman në Bahrein. Bahreini konfirmoi një sulm iranian me dronë dhe raketa. Ministria e Jashtme e quajti atë një “përshkallëzim të rrezikshëm”. Ushtria kuvajtiane kishte njoftuar gjatë natës se mbrojtja ajrore po u kundërvihet sulmeve armiqësore me raketa dhe dronë. Gjatë natës në të...