Konflikti në Iran/ Gjermania tërheq trupa nga Lindja e Mesme, evakuohet stafi i ambasadës në Bagdad
foto ilustruese BERLIN- Për shkak të konfliktit në rritje në Lindjen e Mesme, Gjermania ka tërhequr trupa shtesë të Bundesëehr-it nga rajoni, ndërsa personeli nga ambasada gjermane në Bagdad po transferohet në Jordani. Sipas Reuters, për shkak të përshkallëzimit të ri në rajon, ushtarët e stacionuar në Bagdad po tërhiqen, si dhe anëtarët e stafit të ambasadës gjermane në kryeqytetin irakian. Qeveria federale informoi kryetarët e komisioneve përkatëse të Bundestagut më herët sot për këtë lëvizje. Ushtarët dhe punonjësit e misionit diplomatik gjerman do të transferohen në Jordani, ku janë të stacionuar dy avionë transporti ushtarak A400M, të cilët do t’i riatdhesojnë ata. Ushtarët e Bundestagut janë kthyer tashmë në Gjermani nga Bahreini, ndërsa po bëhen përgatitje për tërheqjen e forcave nga Kuvajti, si dhe...
Burimi:
zeri.ai