Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, dronët iranianë godasin një aeroport në Azerbajxhan

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, dronët iranianë godasin një aeroport në Azerbajxhan

Dronët iranianë kanë rënë në Nakhiçevanit, të Azerbajxhanit, mediat lokale se është goditur aeroporti i rajonit në një veprim që zgjeron më tej gamën e vendeve që janë sulmuar nga Teherani. Sipas globalinfo.az, aeroporti i Nakhiçevanit u dëmtua si pasojë e rrëzimit të dronit. Sipas informacioneve fillestare, nuk ka viktima. Reuters raporton se raketat dhe dronët e lëshuar nga Irani ranë pranë aeroportit në rajonin autonom të Azerbajxhanit. Videot që po qarkullojnë në internet konfirmojnë sulmin fillestar në aeroport, i ndjekur nga një sulm me dron nga afër, me tym të dukshëm mbi ndërtesën kryesore të aeroportit. Top Channel