Komanda Qendrore e SHBA-së: Ngushtica e Hormuzit mbetet një rrugë ndërkombëtare detare
Komanda Qendrore e SHBA-së për Lindjen e Mesme (CentCom) hodhi poshtë sot pretendimet e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), ushtrisë ideologjike të Iranit, se anijet tregtare duhet të përdorin vetëm rrugët e përcaktuara prej tyre në Ngushticën e Hormuzit. “Ngushtica e Hormuzit është një rrugë ujore ndërkombëtare. IRGC nuk ka autoritetin për të imponuar rrugë të caktuara për kalim të lirë”, shkroi CentKom në platformën X. Komanda amerikane shton se anijet tregtare vazhdojnë të kalojnë nëpër ngushticë me mbështetjen e forcave amerikane. Sipas të dhënave të Centcom, që nga fillimi i majit, forcat e saj kanë shoqëruar ose ndihmuar gati 1,000 anije që transportonin rreth 500 milionë fuçi naftë të papërpunuar në rrugën ujore strategjike.
Burimi:
syri.net