“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz
Donald Trump kritikoi përsëri aleatët e NATO-s për mosdhënien e ndihmës në Ngushticën e Hormuzit, si edhe kancelarin gjerman. Merz po ashtu ushtron kritika ndaj Trumpit për mosuljen e tensioneve. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kritikuar kancelarin gjerman Friedrich Merz (CDU) për mungesën e ndihmës në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit. Në një konferencë në Miami të Floridës, republikani fillimisht sulmoi aleatët e NATO-s, Francën dhe Britaninë e Madhe, dhe më pas e ktheu vëmendjen tek Gjermania: “Kancelari gjerman – të gjithë këta janë miqtë e mi – Friedrich. Kancelari gjerman tha: ‘Kjo nuk është lufta jonë'”. Trump shtoi se, atëherë, as lufta në Ukrainë nuk është lufta e SHBA-së. Një ditë më parë, Trump e kishte kritikuar po ashtu Gjermaninë, duke u shprehur, se e...
Burimi:
top-channel.tv