“Kisha sindromën e Stokholmit”/ Nga parukiere në kongresiste, rrëfehet ish e dashura e ‘El Chapos’: Më monitoronte vazhdimisht

“Kisha sindromën e Stokholmit”/ Nga parukiere në kongresiste, rrëfehet ish e dashura e ‘El Chapos’: Më monitoronte vazhdimisht

Lucero Sanchez, e njohur ndryshe si “La Chapodiputada” dhe ish-partnerja e bosit famëkeq të drogës Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán, ka rikthyer vëmendjen mediatike pas deklaratave të saj të fundit në një podcast meksikan. Ish-kongresistja nga Sinaloa, e cila bashkëpunoi me drejtësinë amerikane dhe dëshmoi gjatë gjyqit të El Chapos në Neë York City, rrëfeu detaje të reja për marrëdhënien e saj me ish-liderin e kartelit të drogës, shkruajnë mediat. Në intervistën e zhvilluar me gazetaren Adela Micha, Sanchez foli për abuzim psikologjik dhe kontroll të vazhdueshëm nga ana e El Chapos. “Kam pasur sindromën e Stokholmit”, deklaroi ajo, duke treguar se trafikanti i drogës e monitoronte vazhdimisht gjatë lidhjes së tyre. Lucero Sanchez kujtoi gjithashtu rrugëtimin e saj personal, që nga periudha kur punonte si...