Kisha më e lartë në botë/ Sagrada Familia përfundon kullën qendrore pas 144 vitesh ndërtimi

Kisha më e lartë në botë/ Sagrada Familia përfundon kullën qendrore pas 144 vitesh ndërtimi

Pas 144 vitesh ndërtimi, kisha ikonike Sagrada Familia në Barcelonë ka arritur një tjetër moment historik. Të premten u vendos pjesa e fundit e kullës qendrore, duke përmbyllur strukturën e kullës kushtuar Jezu Krishtit. Në majë të kullës u instalua kryqi me katër faqe prej çeliku dhe qelqi, 17 metra i lartë. I projektuar nga arkitekti katalanas Antoni Gaudí, kryqi ka katër krahë, në mënyrë që të jetë i dukshëm nga çdo drejtim i qytetit. Ndërkohë, pjesa e brendshme e Kullës së Jezu Krishtit vijon të jetë në ndërtim, ndërsa fasada e jashtme është ende e rrethuar nga skela. Autoritetet e kishës bëjnë të ditur se skelat pritet të hiqen brenda pak muajsh, në kohë për inaugurimin zyrtar që është planifikuar për qershor. Ceremonia do...