Kina pret takimin ministror të APEC-ut për ekonominë digjitale dhe inteligjencën artificiale
Takimi Ministror i APEC-ut për Ekonominë Digjitale dhe Inteligjencën Artificiale, me temën “Teknologjitë digjitale dhe inteligjenca artificiale në shërbim të komunitetit të Azisë-Paqësorit”, do të mbahet më 23 korrik në Chengdu të provincës Sichuan. Ky takim është një platformë e rëndësishme për promovimin e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit ndërmjet ekonomive të APEC-it në fushën e ekonomisë digjitale dhe inteligjencës artificiale. Pjesëmarrësit do të diskutojnë mënyrat për të forcuar rolin e teknologjive digjitale dhe të inteligjencës artificiale në zhvillim, duke shfrytëzuar potencialin e tyre në fusha si shëndetësia, arsimi, transporti, bujqësia, industria dhe kultura, në mënyrë që përfitimet e inteligjencës artificiale të ndahen gjerësisht. Takimi synon gjithashtu të promovojë lidhjen digjitale universale dhe kuptimplotë, të ndërtojë infrastrukturë digjitale dhe të komunikimit të shpejtë, të besueshme, të përballueshme...
Burimi:
javanews.al