Kina – NATO-s: Reflektoni seriozisht mbi rolin tuaj në paqen dhe stabilitetin në botë

Kina – NATO-s: Reflektoni seriozisht mbi rolin tuaj në paqen dhe stabilitetin në botë

Kina i kërkoi të enjten NATO-s të “reflektojë seriozisht” mbi rolin e saj në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit global, pas vërejtjeve të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, se aleanca po monitoron nga afër mbështetjen e Pekinit për Rusinë në luftën e Ukrainës. “NATO duhet të adresojë perceptimin e gabuar të saj për Kinën dhe të ndalojë nxitjen e konfrontimit dhe zhvendosjen e fajit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian, në një konferencë për shtyp në Pekin. I pyetur në lidhje me komentet e Rutte-s, Lin tha se NATO duhet të rishqyrtojë rolin e saj në mjedisin aktual ndërkombëtar. "Si një relike e Luftës së Ftohtë, ajo duhet të reflektojë seriozisht mbi rolin që ka luajtur dhe çfarë lloj ndikimi...