Kina ekzekuton 11 anëtarë të familjes famëkeqe ‘Ming’, drejtonte qendra mashtrimi në Myanmar
Autoritetet kineze kanë ekzekutuar 11 anëtarë të familjes famëkeqe Ming, e cila drejtonte qendra mashtrimi në Myanmar, raportojnë mediat shtetërore kineze. Një gjykatë në provincën Zhejiang i kishte dënuar anëtarët e familjes Ming në shtator të vitit të kaluar për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë vrasje, ndalim të paligjshëm, mashtrim financiar dhe menaxhim të aktiviteteve të paligjshme të lojërave të fatit. Familja Ming ishte një nga disa klane që kontrollonin qytetin Laukkaing, pranë kufirit me Kinën. Nën sundimin e tyre, ky qytet i varfër dhe i qetë u shndërrua në një qendër luksoze kazinosh dhe zonash të njohura për prostitucion. Perandoria e mashtrimeve e familjes u shemb në vitin 2023, kur anëtarët e saj u arrestuan dhe iu dorëzuan autoriteteve kineze nga milici...
Burimi:
syri.net