Kina dhe Rusia nënshkruajnë marrëveshje strategjike, fokus te energjia dhe inteligjenca artificiale
Kina dhe Rusia kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh të reja bashkëpunimi në kuadër të vizitës së presidentit rus Vladimir Putin në Pekin, ku zhvilloi takime me liderin kinez Xi Jinping. Marrëveshjet përfshijnë fusha të rëndësishme si tregtia, teknologjia, pronësia intelektuale, kërkimi shkencor, energjia dhe inteligjenca artificiale, duke thelluar më tej partneritetin strategjik mes dy vendeve. Gjatë deklaratës së përbashkët, presidenti Vladimir Putin u shpreh se Rusia dhe Kina janë të përkushtuara për të ndjekur politika të jashtme të pavarura dhe për të luajtur një rol stabilizues në skenën ndërkombëtare. Presidenti rus theksoi gjithashtu se Moska është e gatshme të vazhdojë furnizimin e pandërprerë me naftë dhe gaz për Kinën, duke shtuar se tregtia mes dy vendeve mbetet e mbrojtur nga ndikimet e jashtme dhe luhatjet...
Burimi:
javanews.al