Kina dhe Rusia, kritika Trump/ Xi dhe Putin me deklaratë të përbashkët: Kundër ‘Kupolës së Artë’ amerikane

Kina dhe Rusia, kritika Trump/ Xi dhe Putin me deklaratë të përbashkët: Kundër ‘Kupolës së Artë’ amerikane

Rusia dhe Kina kanë njoftuan të mërkurën se planet e presidentit amerikan, Donald Trump, për mburojën raketore “Kupola e Artë” kërcënojnë stabilitetin strategjik, dhe se Washingtoni ka vepruar në mënyrë të papërgjegjshme duke mos punuar për zëvendësim të një traktati historik bërthamor. Kritika u bë në një deklaratë të përbashkët pasi takimit mes presidentit kinez, Xi Jinping dhe atij rus, Vladimir Putin në Pekin. “Kupola e Artë” parashikon zgjerimin e mbrojtjes tokësore, si raketat interceptuese, sensorët dhe sistemet e komandës dhe kontrollit, ndërsa shton edhe elemente hapësinore të projektuara për të zbuluar, gjurmuar dhe potencialisht për të rrëzuar kërcënimet hyrëse nga orbita. Këto do të përfshinin rrjete të avancuara satelitore dhe armë orbitale. “Palët besojnë se projekti amerikan ‘Kupola e Artë’, i cili synon të...