Kina dënon sulmet mbi Iran: Shkelje flagrante e sovranitetit dhe parimeve të Kartës së OKB-së

Kina dënon sulmet mbi Iran: Shkelje flagrante e sovranitetit dhe parimeve të Kartës së OKB-së

Kina i dënoi ashpër sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit që i kushtuan jetën udhëheqësit suprem iranian, Ali Khamenei, duke e cilësuar atë si “shkelje flagrante të sovranitetit”. Ministria e Jashtme kineze deklaroi se janë shkelur parimet themelore të Kartës së OKB-së. “Vrasja e hapur” e një kreu shteti sovran dhe nxitja për ndryshim të regjimit janë të papranueshme, e ka cilësuar ministri kinez i Jashtëm Wang Yi në një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Sergei Lavrov. Sulmet ndodhën ndërsa SHBA dhe Irani ishin në mes të negociatave. Sipas një raporti të agjencisë kineze të lajmeve Xinhua, Lavrovi raportohet se ka rënë dakord me argumentin e homologut të tij kinez. Ndërkohë, kritikë erdhi edhe nga Koreja e Veriut, aleate e Kinës dhe...