Kina: Çështja e Groenlandës zgjidhet vetëm mbi bazën e rendit ekzistues ndërkombëtar

Kina: Çështja e Groenlandës zgjidhet vetëm mbi bazën e rendit ekzistues ndërkombëtar

Pala kineze e ka shtjelluar vazhdimisht qëndrimin e vet për ishullin e Groenlandës dhe i bën thirrje ShBA-së që të ndalojë përdorimin e të ashtuquajturit “kërcënim nga Kina” si pretekst për arritjen e përfitimeve vetjake, theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Guo Jiakun në një konferencë të rregullt për shtypin të hënën. Guo i tha këto kur iu përgjigj një pyetjeje lidhur me deklaratën e fundit të presidentit amerikan Donald Trump, që ShBA-ja do të vendosë një tarifë prej 10 për qind lidhur me Groenlandën që nga 1 shkurti mbi mallrat nga Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Holanda dhe Finlanda, duke i ngritur në 25 për qind qysh prej fillimit të qershorit, nëse ShBA-ja nuk do të arrijë...