Kim Jong-Un ka marrë vendimin, ja kush do të jetë pasardhësja e tij si Lidere Supreme e Koresë së Veriut
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka zgjedhur vajzën e tij si trashëgimtare. Sipas Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës së Koresë së Jugut (NIS), raporton se bëhet fjalë për Kim Ju Ae, për të cilën dihet shumë pak. Muajt e fundit ajo është shfaqur shpesh përkrah të atit në aktivitete të rëndësishme shtetërore, përfshirë një vizitë në Pekin në shtator – udhëtimi i saj i parë i njohur jashtë vendit, shkruan BBC. Sipas NIS, ky vlerësim është bërë duke marrë parasysh një “sërë rrethanash”, mes të cilave edhe prania e saj gjithnjë e më e dukshme në evente zyrtare. Agjencia ka theksuar se do të monitorojë nga afër nëse ajo do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Punës së Koresë së Veriut...
Burimi:
top-channel.tv