Khamenei sfidon Trump: Nuk do të jeni në gjendje ta shkatërroni Iranin, edhe më i forti mund të goditet
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i dërgoi mesazhe Donald Trump të martën, pak para fillimit të bisedimeve SHBA-Iran në Gjenevë. “Në një nga fjalimet e tij të fundit, presidenti amerikan tha se për 47 vjet Amerika nuk ka arritur ta shkatërrojë Republikën Islamike… Unë ju them: as ju nuk do të keni sukses”, tha Khamenei në fjalimin e tij, duke iu përgjigjur deklaratës së Trump disa ditë më parë se ndryshimi i regjimit në Iran “do të ishte gjëja më e mirë që mund të ndodhte”. “Presidenti amerikan tha në një nga deklaratat e tij të fundit se për 47 vjet Amerika nuk ka arritur ta eliminojë Republikën Islamike. Ai u ankua për këtë te populli i tij. Për 47 vjet, Amerika nuk ka arritur ta eliminojë Republikën...
Burimi:
vizionplus.tv