‘Khamenei ka vdekur’/ Trump tregon se kush do të donte që ta zëvendësonte liderin suprem të Iranit
Ali Khamenei (86 vjeç), Udhëheqësi Suprem i Iranit, për të cilin Izraeli njoftoi mbrëmjen e sotme se ishte vrarë gjatë sulmeve të përbashkëta amerikano-izraelite, ka sunduar Iranin që nga viti 1989. Sipas njoftimit, trupi i tij është gjetur pas sulmeve ajrore. Në një intervistë për NBC News, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se beson se raportimet për vrasjen e Udhëheqësit Suprem janë të sakta. Trump shtoi se “shumica” e udhëheqjes së lartë të Irani është “zhdukur”, duke theksuar se: “Njerëzit që marrin të gjitha vendimet, shumica e tyre janë zhdukur.” I pyetur se kush mund ta zëvendësojë Ali Khamenein, Trump u shpreh se nuk ka ende një përgjigje të qartë: “Nuk e di, por në një moment do të më telefonojnë për të më pyetur...
Burimi:
syri.net