“Kërkojnë të nisin një luftë të re”/ Kryetari i Parlamentit iranian sulmon SHBA: Shpresojnë për kapitullimin e kombit tonë
Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, akuzoi sot Shtetet e Bashkuara se po kërkojnë të ndezin një konflikt të ri, ndërsa Uashingtoni vazhdon të shpresojë për kapitullimin e Iranit. “Manovrat e armikut, si të hapura ashtu edhe të fshehta, tregojnë se, pavarësisht presionit ekonomik dhe politik, ai nuk i ka braktisur qëllimet e tij ushtarake dhe kërkon të nisë një luftë të re”, deklaroi Ghalibaf në një mesazh audio të transmetuar nga mediat iraniane. Ai shtoi se Teherani duhet të “përshpejtojë përgatitjet e tij për t’iu përgjigjur me forcë çdo sulmi të ri”, duke theksuar se “Irani nuk do t’u nënshtrohet kurrë kërcënimeve”, edhe pse Uashingtoni “vazhdon të shpresojë për kapitullimin e kombit iranian”. Në të njëjtën kohë, zyrtari iranian deklaroi se ushtria e...
Burimi:
top-channel.tv